Kryengritësit i përgjigjen me autobomba kandidaturës së Assadit
Siria është përgjakur të martën edhe nga sulmet me makina bombë. Në qytetin Homs, në pjesën qendrore të Sirisë, janë vrarë së paku 45 veta, ndërsa janë plagosur 80 të tjerë. Ndërsa në Damsk, nga një predhë e hedhur në pjesën qendrore të kryeqytetit, raportohet të jenë vrarë së paku 14 vetë.

Bota
Një zyrtar i qeverisë siriane, Talal el – Barazi, ka deklaruar për France Press se të paktën 36 veta u vranë dhe 85 të lënduan nga një auto-bombë që shpërtheu të martën në Homs, në pjesën e kontrolluar nga qeveria.
Sipas tij, nëntë të tjerë janë vrarë nga një predhë e hedhur në këtë pjesë të qytetit, pak minuta pas shpërthimit të auto-bombës.
“Raketa ra rreth gjysmë ore pasi shpërtheu auto-bomba, në të njëjtën zonë, ku ishte një turmë e njerëzve, duke u përpjekur për të ndihmuar të plagosurit nga shpërthimi” , shtoi ai .
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut i dha të njëjtat shifra për numrin e të vdekurve dhe të plagosur
Homs ashtu si Alleppo, ka qenë një fushë beteje kyç në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve, dhe pjesë të mëdha të këtyre dy qyteteve janë shndërrruar në gërmadha .
Sulmi në Damask u krye lagjen Shia Shaghour, ku ndodhet institutin teknik Badr al – Din al – Hussein , ku shumica e viktimave jetojnë në qendër të qytetit dhe konsiderohen si përkrahës të presidentit Al Assad.
Forcat e presidentit kanë shtyrë rebelët të qëndrojnë në fortesat e tyre rreth kryeqytetit , por banorët shprehen se kohën e fundit janë shtuar sulmet me raketa dhe mortaja me cak në qendrën e qytetit .
Qeveria siriane fajësoi për sulmin në Homes dhe Damask \”terroristët\” siç i quan ajo kryengritësit.
Sulmet erdhën menjëherë pasi Human Rights Watch po bën presion për të ndalur ushtrinë siriane, e cila është duke përdorur bomba fuçi në qytetin verior të Aleppo pavarësisht thirrjeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndalur përdorimin e këtyre armëve .
HRW thotë se bomba të tilla janë të pasakta dhe shkaktojnë dëme masive dhe viktima . Sipas kësaj orgazate të paktën 85 bomba fuçi janë rënë vetëm në Aleppo prej më pak se tre muajsh.
Më shumë se 150,000 njerëz besohet të jenë vrarë në luftën civile trevjeçare . Miliona njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, shumë prej të cilëve po u mohohet ndihmë vitale, përfshirë shërbimet mjekësore.
Që nga marsi 2011, Siria është në luftë civile ku brigadat rebele – duke përfshirë islamikët dhe xhihadistëve të lidhur me al-Kaidën po luftojnë me forcat qeveritare dhe shpesh edhe ndërmjet tyre.
Sulmet e sotme kanë ndodhur një ditë pasi presidenti i Sirisë, al-Assad e ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, që pritet se do t’i fitoj me siguri, për shkak se kundërkandidatët janë caktuar prej tij sa për të mashtruar opinionin e brendshëm se po organizon zgjedhje të lira e demokratike.