Kryeministrja e Britanisë në Irak, thirrje që të respektohet uniteti i vendit

Në një deklaratë publikuar nga zyra e komunikimit të kryeministrit Ibadi, thuhet se në takim është diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe rindërtimin e rajoneve të dëmtuara nga terrorizmi në Irak.

Bota

29/11/2017 16:21

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, u takua me homologun e saj irakian, Haydar el-Ibadi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë publikuar nga zyra e komunikimit të kryeministrit Ibadi, thuhet se në takim është diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve, rindërtimin e rajoneve të dëmtuara nga terrorizmi në Irak, bashkëpunimi ekonomik dhe gjendja në rajon.

Duke u shprehur se me Britaninë e Madhe kanë zhvilluar marrëdhënie në fusha të shumta, duke filluar nga lufta kundër terrorizmit, Ibadi tha se “Ne rimorëm të gjitha rajonet tona me mbështetjen e Hashdi Shabit dhe të forcave lokale të fiseve dhe e mposhtëm DEASH-in. Në Irak do të fillojë periudha e rindërtimit dhe investimeve. Ne i japim rëndësi kontributeve të kompanive britanike në fushat e tregtisë dhe të ekonomisë”.

Thirrje ARK-së për të respektuar unitetin e Irakut

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, May, tha se Iraku është një “shtet partner” për ta dhe se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për sigurinë, rindërtimin, trajnimin e forcave ushtarake dhe për kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Duke u shprehur se e mbështesin unitetin e Irakut, May, i bëri thirrje Administratës Rajonale Kurde të Irakut që të “respektojnë unitetin e Irakut dhe të nxisin dialogun”.