Nga një muaj paraburgim për mjekët e arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për ryshfet
Nga një muaj paraburgim iu është caktuar dy mjekëve të spitalit të Vushtrrisë që u arrestuan të mërkurën nën dyshimin për veprën penale “Marrje e Ryshfetit” Bëhet fjalë për Ekrem Sefiun dhe Valdet Rexhepin. Lajmi për caktimin e masaës ndaj dy mjekëve e ka konfirmuar për klankosova, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Hateme Haxhaj.…
Lajme
Nga një muaj paraburgim iu është caktuar dy mjekëve të spitalit të Vushtrrisë që u arrestuan të mërkurën nën dyshimin për veprën penale “Marrje e Ryshfetit”
Bëhet fjalë për Ekrem Sefiun dhe Valdet Rexhepin.
Lajmi për caktimin e masaës ndaj dy mjekëve e ka konfirmuar për klankosova, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Hateme Haxhaj.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve V.R. dhe E.S. është pranuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë më datë 13.05.2026. Ndërkaq, seanca dëgjimore lidhur me këtë çështje është mbajtur më datë 14.05.2026. Në të njëjtën ditë, Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit dhe ndaj të pandehurve V.R. dhe E.S. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve do të llogaritet nga data 13.05.2026 deri më 13.06.2026”.
“Paraburgimi ndaj të pandehurve është caktuar pasi që ekziston dyshimi i bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit” nga neni 421 par.1 i KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Haxhajt.