Kryeministrit kanadez i bien vetullat fallco, kthehet në video humori (Video)

17:22 | 12 Qershor 2018

Kryeministrit kanadez, Justin Trudeau’s, i kanë rënë vetulla gjatë konferencës për shtyp, teksa po fliste në krah me presidentin francez, Emmanuel Macron, në kuadër të samit të G7.

Teksa ishte duke folur, askush nuk e kishte mendjen tek fjalët, por tek vetullat e kryeministrit, të cilat ishin duke rënë.

Dukej qartë që kishte vendosur një palë vetulla fallco, të errëta, për t’u dukur edhe më tërheqës, por ato nuk ishin ngjitur siç duhet, e për rrjedhojë, i rrëshqitën nga fytyra.

Videoja është bërë menjëherë virale dhe është shpërndarë me qindra herë në internet.