Kryeministri zotohet: Gjithsesi do të bëjmë Gjykatën Speciale
Kryeministri Isa Mustafa është zotuar se Kosova do të përmbush detyrimet ndërkombëtare.
Lajme
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova do ta themelojë patjetër Gjykatën Speciale.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet që të përmbushim detyrimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale. Jemi përcaktuar që të ndërtojmë një shtet me perspektivë evropiane dhe euroatlantike. Në këtë proces ne do të tregojmë seriozitetin tonë për përmbushje të marrëveshjeve ndërkombëtare të aprovuara në Kuvendin e Kosovës, e të cilat kanë fuqi të veçantë kushtetuese. Pas konsultimeve me ekspert juridik, për nesër kam ftuar mbledhjen e Qeverisë për të proceduar me zgjidhje të caktuara”, shkruan Mustafa në Facebook.