Kryeministri pyetet nëse do të lirohen studentët që e sulmuan me vezë, Rama përgjigjet (Video)

14:54 | 2 Nentor 2015

Menjëherë pas incidentit me vezë nga studentët, kryeministri Edi Rama i është drejtuar selisë së Partisë Socialiste për të zhvilluar mbledhjen me grupin parlamentar. Veç zhvillimeve politike në këtë takim, interesi i gazetarëve ishte të mësonin edhe për 9 studentët e shoqëruar në komisariat menjëherë pasi qëlluan Ramën.

I pyetur prej gazetarëve nëse studentët do të lirohen nga ambientet e komisariatit numër dy të policisë, shefi i qeverisë ju përgjigj i habirut për pyetjen që ju bë: Çfarë?!

Më tej kryeministri ka vijuar rrugën i qetë ku takoi disa qytetarë të cilët pritën që Rama të mbaronte mbledhjen me deputetët për t’i shprehur atij shqetësimet e tyre.