Kryeministri Mustafa shuton penallti të fortë (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot qytetin e Gjilanit, ku ka promovuar fushat e reja sportive.

Fun

14/04/2016 14:28

Me këtë rast, Mustafa ditën e enjte e ka shndërruar në ditë sportive, ndonëse ka qenë me veshje protokollare. Ai ka shutuar një penalti, por siç duket në fotografinë e postuar në facebook, topi nuk shihet askund, shkruan lajmi.net

Kjo mund të jetë mbase nga shuti i fortë i kryeministrit, pasi fotografi nuk ka arritur ta kap momentin e duhur. Në fotografi shihet gjithashtu edhe Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, teksa shkrihet së qeshuri.

Gjithsesi Mustafa ka mbetur modest në postimin e tij, pasi nuk e ka përmendur epilogun e penaltisë së tij, nëse ka shënuar gol apo ia ka huq.

Nga pozicioni i trupit të tij siç shihet në foto, Mustafa me gjasë ka bërë goditjen e topit, siç njihet në futboll “me të brendshme”, shkruan lajmi.net

“Në ambiente të tilla sportive, do të përgatiten gjeneratat e reja për arenat ndërkombëtare të futbollit por edhe të disiplinave tjera sportive. Dje prita në takim zyrtarët e lartë të UEFA-s dhe FIFA-s, kurse sot përuruam fushën sportive dhe parkun Dardania. Kosova është në rrugë të pandalshme të anëtarësimit në shtëpitë më të mëdha të futbollit dhe sportit botëror (Foto nga Parku Dardania në Gjilan)”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Vizita e tij në Gjilan, është në vazhdën e vizitave që po i bën nëpër komunat e Kosovës. /lajmi.net