Kryeministri Mustafa do të kërkojë votëbesimin e qeverisë
Dy partnerët kryesor të koaliconit, PDK dhe LDK kanë hartuar skenarin përmes së cilit shpresojnë të gjejnë zgjidhje për zhbllokimin e punës në Kuvendin e Kosovës.

Lajme
Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se në bazë të këtij skenari kryeministri Isa Mustafa, do të kërkojë votëbesimin e qeverisë në Kuvend, për të rikonfirmuar besimin që ka edhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Brkusel me Serbinë.
“Kryeministri Isa Mustafa do të kërkojë votëbesimin e Qeverisë në Kuvend, pasi që është i sigurtë se do të fitojë besimin e deputetëve shumicë për të vazhduar me qeverisje. Kjo do të bëhet me qëllim që qeveria të fitojë një argument të fortë se ka besimin e përfaqësusve të popullit edhe pas arrtijes së marrëveshjes për Zajednicën”, kanë thënë burime brenda qeverisë.
Ndryshe, opozita edhe sot nuk ka lejuar mbajtjën e seancës së Kuvendi.
Opozita, është shprehur kategorike se s’mund t’i vazhdojë punimet në Kuvend, pa tërhequr nënshkrimin Isa Mustafa nga marrëveshjet e Brukseli. /ORAinfo/