Kryeministri Kurti pret që brenda nëntë vjetësh, Kosova të hyjë në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar sot aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Mikulash Bek, Kurti tha se është i vetëdijshëm se rruga deri në anëtarësimin e Kosovës në BE është e gjatë. Po ashtu ai ka përmendur shembuj të…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar sot aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Mikulash Bek, Kurti tha se është i vetëdijshëm se rruga deri në anëtarësimin e Kosovës në BE është e gjatë.
Po ashtu ai ka përmendur shembuj të shteteve të cilat tashmë janë anëtare të BE-së dhe e ka përmendur periudhën nëntë vjeçare si një periudhë mesatare dhe të arsyeshme për Kosovën, transmeton lajmi.net.
“BE-ja është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë. BE-ja paraqet punën e zellshme që duam të gëzojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri te pranimi janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme, që nga Suedia e Finlanda 3 vjet e te Malta 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh. Është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare”./Lajmi.net/