Kryeministri Kurti bashkë me ministrin Maqedonci udhëtojnë për në Poloni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Poloni. Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurinë 2024. “Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e…

Lajme

01/10/2024 12:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Poloni.

Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurinë 2024.

“Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (ËSF 2024)”,thuhet në njoftimin për media.

Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”. Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni./Lajmi.net/