Kryeministri i Britanisë së Madhe thirrje tifozëve të Chelsea për të ndaluar thirrjet pro-Abramovich

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka lëshuar një thirrje për tifozët e Chelsea.

Sport

14/03/2022 18:48

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich ishte ‘viktimë’ e sanksioneve të vendosura nga qeveria britanike, duke bërë që Chelsea të futet kështu në një krizë së fundmi.

Tifozët e Chelsea kanë shfaqur mbështetjen e tyre në raport me Abramovich duke bërë kohë pas kohe thirrje me emrin e tij nëpër stadiumet ku skuadra e tyre luante.

Për këto thirrje, Johnson thotë se janë të papërshtatshme këtë kohë dhe duhet të shmangen. Ai ka thënë se suporti mund të shfaqet në forma të tjera.

“Ne e kemi parasysh fuqinë e ndjenjës së njerëzve rreth klubit. Por, kjo nuk e justifikon sjelljen e papërshtatshme në këtë kohë”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se njerëzit mund të tregojnë pasionin dhe suportin për klubin e tyre pa përfshirë këtë lloj gjërash”, shtoi kryeministri i Britanisë së Madhe.

Roman Abramovich tashmë edhe zyrtarisht ka vendosur të shes klubin e Chelsea, pas sanksioneve që janë vendosur ndaj tij. /Lajmi.net/