Kryeministri flet për pagën: Më duhet me ble këmishë e kravatë, s’muj dalë gjithqysh

Ramush Haradinaj ka arsyetuar rritjen e pagës me punën që bën. Thotë se pozita e kryeministrit të Kosovës është pozitë e lartë politike dhe institucionale me përgjegjësi të mëdha, prandaj edhe paga nevojitet të jetë më e madhe.t

Lajme

23/12/2017 21:08

“Nuk du me u krahasu me askënd. Por nuk ka vend që bohet më shumë punë se sa kryetari i Qeverisë, sesa në Ekzekutiv. Nuk mundet ai që bën ekzekutiv që bën kaq shumë punë me pasë rrogën ma të vogël se sa për shembull një tjerër. Në njëfar mënyrë kemi respektu hierarkinë e pagave, si të parlamentit, si të presidencës si më tutje. 1300 euro për mua, po mos t’i kisha të hyrat tjera që i kam, ta zëmë qiranë…unë obligohna një kravatë, unë s’muj tash gjithqysh me dalë, obligohna një këmishë. Duhna me qenë në nivel të përgjegjësisë”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

Haradinaj, ia ka rritur vetës rrogën 100 për 100, duke e bërë atë 2950 euro.