Kryeministri emëron edhe katër zëvendësministra (Dokument)

Qeverisë së Kosovës i janë shtuar edhe katër zëvendësministra. Dy prej tyre janë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe dy të tjerë janë nga minoritetet.

Lajme

31/03/2015 17:42

Fadil Gashi është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga radhët e LDK-së. Sahit Krasniqi, po ashtu nga radhët e e LDK-së, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës.

Nga minoriteti egjiptian, Mustafë Myrtaj u emërua zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike

Elfete Shabani, nga radhët e minoritarëve, është emëruar zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Edhe pse Qeveria është votuar vitin e kaluar, emërimi i zëvendësministrave ende nuk ka përfunduar. Madje as nuk dihet sa të tillë janë emëruar deri tani, shkruan Gazeta Express.

dokument1

dokument2