Konjufca nga Haga: Presim një aktgjykim lirues
Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca është duke qëndruar në Hagë para fillimit të seancës ku do të jepet verdikti final për katërshen e UÇK-së. Para mediave ai tha se pret një verdikt lirues për ish-udhëheqësit e UÇK-së, transmeton lajmi.net. “Sot është dita finale për këtë proces gjyqësor. Sot është i pritshëm vetëm dhe vetëm një…
Lajme
Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca është duke qëndruar në Hagë para fillimit të seancës ku do të jepet verdikti final për katërshen e UÇK-së.
Para mediave ai tha se pret një verdikt lirues për ish-udhëheqësit e UÇK-së, transmeton lajmi.net.
“Sot është dita finale për këtë proces gjyqësor. Sot është i pritshëm vetëm dhe vetëm një verdikt për të gjithë shqiptarët. Ky është verdikt lirues për katërshes së shtabit të UÇK-së. Lufta jonë ishte e domosdoshme mbrojtëse, kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë për popullin tonë dhe stopimin e gjenocidit, që ishin duke e kryer në atë kohë forcat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë. Kjo nuk është vetëm një konstatim subjektiv, është një konstatim i popullit tonë. Këtë gjatë procesit e dëshmuan edhe si dëshmitarë edhe personalitet më të shquara ndërkombëtare, nga gjenerali të lartë të NATO-së, Wesley Clark e deri tek zëvendëssekretari i Jashtëm amerikan, ishin dhjetëra figura ndërkombëtare që e dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptar të Kosovës. Ajo luftë u zhvillua nga UÇK-ja, këtë UÇK e drejtoi Shtabi i Përgjithshëm dhe në Shtabin e Përgjithshëm nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminal. Për këtë jemi dëshmitarë ne, si popull i Kosovës dhe si qytetarë.”, tha ndër të tjera ai./lajmi.net/