Kryebashkiaku francez parashikon rezultatin e Francë – Shqipëri

Kryebashkiaku i Perros Guirec, Erven Leon, e ka parashikuar rezultatin e ndeshjes Francë – Shqipëri.

Sport

08/06/2016 22:01

Kryebashkiaku i Perros Guirec, qytet në të cilin po qëndron Shqipëria, parashikon se ndeshja mes Francës dhe kuqezinjve do të mbyllet 1:1.

“Mendoj se rezultati do të dalë 1- 1. Shoh një rezultat të mirë në Marsejë dhe më pas shumë media këtu në Perros. Shpresoj dhe uroj që Franca dhe Shqipëria të kualifikohen për në turin tjetër”, tha Leon në një intervistë për Top Channel.

Intervista

TCH: E gjithë media europiane flet per Perros Guirec, çfarë do të thotë kjo për ju?

Erven Leon, kryebashkiak i Perros Guirec: Është një eveniment i madh dhe sigurisht që shumë media po flasin edhe për Perros Guirec. Është një shans që nuk të vjen shpesh.

TCH: Ju ndoshta keni dashur Anglinë apo Gjermaninë, por këtu erdhi Shqipëria.

Erven Leon: Jo, Shqipëria luan për herë të parë në Europian, është kënaqësi për ne.

TCH: Shoh disa flamuj shqiptarë, mos kjo është një gjë e organizuar nga bashkia?

Erven Leon: Po, ne i kemi kërkuar dyqaneve që të mbajnë flamurin shqiptar dhe francezin njëkohësisht.

TCH: A dinit ndonjë gjë rreth Shqipërisë para se kombëtarja jonë të vinte këtu?

Erven Leon: Jo, njoh vetëm Lorik Canën. Lojtarë të tjerë nuk njoh nga Shqipëria. Kam dëgjuar dhe kam parë nga foto të ndryshme për bukuritë e bregdetit tuaj.

TCH: A ka ndonjë efekt të dukshëm ardhja e kombëtares shqiptare këtu?

Erven Leon: Po kanë ardhur shumë media. Ata vijnë për të dhënë lajme nga kombëtarja shqiptare, por nuk mund të anashkalojnë qytetin tonë. Kjo do t’i bëjë mirë turizmit.

TCH: Si do të dalë ndeshja Francë-Shqipëri?

Erven Leon: Mendoj se rezultati do të dalë 1- 1. Shoh një rezultat të mirë në Marsejë dhe më pas shumë media këtu në Perros. Shpresoj dhe uroj që Franca dhe Shqipëria të kualifikohen për në turin tjetër.

/ Top Channel

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.