KRU “Gjakova” apel qytetarëve: Mos e bllokoni rrjetin e kanalizimit

Zyrtarë nga KRU “Gjakova” lusin qytetarët që të mos hedhin mbeturina që bllokojnë kanalizimet. Në një postim në Facebook, nga kjo kompani tregojnë se si pas një një pune të mundimshme, ekipet e saj kanë arritur të zhbllokojnë rrjetin e kanalizimit në rrugën “Marin Barleti”, i cili ishte bllokuar si pasojë e hedhjes së papërgjegjshme…

Lajme

31/01/2025 20:17

Zyrtarë nga KRU “Gjakova” lusin qytetarët që të mos hedhin mbeturina që bllokojnë kanalizimet.

Në një postim në Facebook, nga kjo kompani tregojnë se si pas një një pune të mundimshme, ekipet e saj kanë arritur të zhbllokojnë rrjetin e kanalizimit në rrugën “Marin Barleti”, i cili ishte bllokuar si pasojë e hedhjes së papërgjegjshme të mbeturinave nga qytetarët.

“Ky është një problem i përbashkët, që ndikon drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin tonë. Fotot flasin vetë për gjendjen e krijuar, zgjidhja është në duart tuaja! Mos hidhni mbeturina letra higjienike të lagura, yndyrna apo mbetje inerte në rrjetin e ujërave të zeza – është një dëm për veten, për komunitetin dhe për mjedisin!”, thuhet tutje në postim.