“Kroos te Real Madrid është transferimi i shekullit”

Toni Kroos mund të mbetet si një nga mesfushorët më të mirë në histori të futbollit.

Sport

08/12/2021 20:07

Mesfushori gjerman ka fituar numër të madh trofesh në futboll, duke qenë një nga kontributdhënësit më të mëdhenj si me skuadër ashtu edhe me kombëtare.

Agjenti i lojtarit, Volke Struth, tregon se si presidenti i Real Madrid, Florentino Perez beson se kalimi i tij nga Bayern Munich te Real Madrid është lëvizja e shekullit.

“Ai është i jashtëzakonshëm, por mbetet njeri. Ai është person shumë i mirë, me një histori jete të jashtëzakonshme”, ka thënë agjenti për Perez, transmeton lajmi.net.

“Ai më shpjegoi pse Toni Kroos është transferimi i shekullit për Real Madrid”, shtoi tutje Struth.

Florentino Perez duket t’ia ketë bërë të qartë gjermanit se transferimi i Kroos ishte më i madh sesa ai i Cristiano Ronaldo. /Lajmi.net/