Kroos i kundërpërgjigjet Mason Mountit për komentet e tij

Toni Kroos dhe Mason Mount kanë pasur një "duel" virtual.

Sport

06/05/2021 20:55

Toni Kroos njihet për qetësinë e tij dhe vizionin në fushë, por sipas vëllait të gjërmanit, Kroos është kështu edhe në jetën reale, transmeton lajmi.net.

Kroos kishte deklaruar para ndeshjes me Chelsean se ai nuk ia prish gjumin vetit për individë të caktuar para ndeshjeve dhe është i qetë.

Këto komente iu kundërpërgjigj Mason Mount në triumfin ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Pashë që njëri nga lojtarët e tyre tha se nuk ia prish gjumin vetit për ndonjë indivit. Por, ata duhet ta prishin gjumin për neve si skuadër jo si individë”, tha Mount.

Por, Kroos shkroi në Twitterin e tij se ai ende i ka punët mirë me gjumin dhe e uroi Mason Mountin për arritjen e finales së tij të parë.

“Ende flej mirë. Punë e mirë dje, urime. Paçi fat në finalen tuaj të parë”, tha Kroos./Lajmi.net/