Krokodili shfaqet në mes të plazhit, pushuesit vrapojnë të tmerruar

Një “turist” i paftuar u shfaq papritur në një plazh në Kolumbi.

Fun

18/01/2019 14:42

Pamjet tregojnë momentin e panikut që kapi të gjithë pushuesit, të cilët sapo panë zvarranikun vrapuan të tmerruar.

Ata nisën të iknin me vrap ndërsa një krokodil i madh hyri në plazh dhe nisi të ecte në breg.

Video e filmar tregon zvarranikun që ecën në plazh në Parkun Kombëtar Natyror Tayrona në Santa Marta.

Një grup të rinjsh shihen duke ikur me vrap në panik, për t’i shpëtuar krokodilit.

Megjithatë, rojet e plazhit morën masa për të parandaluar ndonjë incident. /Lajmi.net/