Krokodili ha të gjallë shkencëtaren, ajo shkoi për ta ushqyer

Një grua është shqyer e gjallë nga një krokodil në kohën kur ajo po i jepte mish për të ngrënë.

Fun

17/01/2019 21:54

Gruaja që e pësoi ishte një shkencëtare indoneziane, Deasy Tuwo që po i jepte mish në pishinë zvarranikut gjigant, në pronësi të një biznesmeni.

E çuditshme është se si krokodili arriti të kalojë një mur dhe më pas futi në dhëmbët e tij gruan.

Stafi i tmerruar i CV Yosiki Laboratory bëri zbulimin mëngjesin e së premtes, kur vunë re një formë të çuditshme në ujë.

Më pas ata panë krokodilin që po përtypte në nofullat e tij trupin e Tuwo. Krokodili Merry është kapur dhe do t’i bëhen analizat për të konfirmua nëse i ka ngrënë pjesët e tjera të trupit të shkencëtares. /Lajmi.net/