Kroatët: UEFA paguhet për vendimet pro-Serbisë

Kreu i Partisë të të Drejtave të Njeriut, Daniel Srb, ka thënë se dikush po e paguan UEFA-n për vendimet e saj.

Sport

11/04/2015 13:45

Dënimi me një ndeshje moslojë për shkak të thirrjeve patriotike të tifozëve kroat në ndeshjen Kroaci-Norvegji, po konsiderohet si totalisht i padrejtë në këtë vend ballkanik.

Madje, kreu i Partisë të të Drejtave të Njeriut, Daniel Srb, ka thënë se dikush po e paguan UEFA-n për vendime të tilla.

“Jemi më të mirë se Serbia dhe për këtë arsye na penalizojnë. Por, dua të di se kush janë ata që paguajnë të holla për vendime të tilla”, deklaroi ai, shkruan Gazetaolle.com.

Për shkak të këtij dënimi, Kroacia do ta luajë ndeshjen ndaj Italisë pa tifozë.