Kroacia e merr një “goditje”, para ndeshjes kryesore në “Euro 2016”

Kroacia do të jetë pa Luka Modricin e lënduar ndaj Spanjës.

Sport

18/06/2016 19:39

Luka Modric nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kroacinë, për ndeshjen e fundit në fazën e grupeve ndaj Spanjës, për shkak të lëndimit të pësuar ndaj Çekisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe mjeku i kombëtares Kroate, Boris Nemec, i cili ka thënë se Modric vuan nga një tërheqje muskulore dhe i duhen disa ditë pushim, transmeton Express.

“Situata nuk është e mirë. Luka vuan nga një tërheqje muskulore dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e radhës. Do të ishte më mirë për Lukan të qëndrojë në stol deri në raundin tjetër. Është i domosdoshëm pushimi disa ditor”, tha Nemec.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.