KRM Prishtina: Borxhi nga mospagesat ka arritur në 2.2 milionë- Gjendja financiare po përkeqësohet, mund të ndalohen shërbimet esenciale në Kryeqytet
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Prishtina”, ka reaguar pasi që nga thirrja e Komunës së Prishtinës në janar të këtij viti që faturat të paguhen në Komunë e jo tek kompania, deri me 30 prill 2025 borxhi pritet të arrij 2.2 milionë euro. Sipas kompanisë, pavarësisht se ata po e kryejnë pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave,…

Lajme
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Prishtina”, ka reaguar pasi që nga thirrja e Komunës së Prishtinës në janar të këtij viti që faturat të paguhen në Komunë e jo tek kompania, deri me 30 prill 2025 borxhi pritet të arrij 2.2 milionë euro.
Sipas kompanisë, pavarësisht se ata po e kryejnë pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave, Komuna nuk ka paguar asnjë centë që nga 01 janari 2025, duke krijuar rëndim të punës operative dhe vështirësi financiare për ndërmarrjen.
KRM “Prishtina” ka thënë se kjo situatë ka sjellë edhe vështirësi serioze në mbulimin e pagave për punëtorët, shpenzimeve për deponimin e mbeturinave, si dhe në furnizimin me derivate të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e flotës të cilët janë shtyllat kryesore të operimit ditor të ndërmarrjes.
Ata kanë njoftuar se nga 1 maji i 2025-tës rrezikohet të mbyllen dyert e Deponisë për deponimin e mbeturinave për të cilin pa vullnetin e KRM “Pastrimi” nuk do të ketë mundësi për të ofruar shërbim për qytetarët.
“Thirrjet publike nga komuna drejtuar qytetarëve për mos-pagesë të faturave të mbeturinave tek KRM “Pastrimi”, e gjithashtu të nxitura dhe nga mungesa e përkrahjes institucionale të Komunës, po përkeqësojnë më tej gjendjen financiare dhe mund të çojnë në ndërprerjen e shërbimeve esenciale në Kryeqytet, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik dhe mjedisin si pasojë e mos grumbullimit të mbeturinave. Madje thirrjet për mos pagesë janë në kundërshtim me Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave Nr.01-030/01-227581/23 i dates 01.12.2023 i marrë nga Kuvendi i Kryeqytetit, në mbledhjen e mbajtur me 05.12.2024 (protokolluar me nr.01-030/01-161704/24 date 06.12.2024”, ka shkruar KRM Prishtina.
Ata gjithashtu kanë thënë se do të mund të jenë të detyruar të dërgojnë lëndët e borxheve të papaguara për ekzekutim tek përmbaruesi privat.
Postimi i tyre i plotë: