Kriza politike, “GLPS”: Viti 2025 ka qenë vit i humbur për Kosovën

Liridon Salihi nga organizata “GLPS” e ka komentuar draft raportin e Riho Terras, i cili identifikon shqetësimet evropiane për Kosovën. Ai ka bërë me dije se ky draft-raport ka identifikuar gjerat që opozita dhe shoqëria civile i ka thënë me vite. Në një prononcim për Front Online, ai ka thënë se dokumenti rikonfirmon se viti…

Lajme

21/03/2026 12:50

Liridon Salihi nga organizata “GLPS” e ka komentuar draft raportin e Riho Terras, i cili identifikon shqetësimet evropiane për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se ky draft-raport ka identifikuar gjerat që opozita dhe shoqëria civile i ka thënë me vite.

Në një prononcim për Front Online, ai ka thënë se dokumenti rikonfirmon se viti 2025 ka qenë një vit i humbur për Kosovën.

Kjo, sipas tij, për shkak të krizës politike që ka ndikuar në agjendën evropiane.

“Draft Raporti i Riho Terras rikonfirmon qëndrimin tonë se viti 2025 ka qenë vit i humbur për Kosovën si shkak i krizës politike. Kjo krizë përveç se ka ndikuar në agjendën evropiane, ajo ka prekur edhe në disa fusha kyçe si reforma në drejtësi, lirinë e mediave dhe efikasitetin e administratës publike”, ka deklaruar ai.