Kritika për raportin e OSHP-së

Seanca e pasdites ka filluar me shqyrtimin e raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2015.

Lajme

16/06/2016 16:15

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina tha se në raport ka objektiva që ata i kanë vu vetes për vitin 2015.

“Raporti nuk përmend të arriturat e tyre, ata flasin për trajnime të ndjekura nga stafi brenda dhe jashtë vendit, e këto i kanë cilësuar të arritura. Nuk tregojnë cilat janë rezultatet pas trajnimeve te tilla”, tha Pantina.

Sipas saj raporti ka probleme me prezantimin e shpenzimeve në financa ndërsa konsideron se ky raport vë në pah se institucionet vazhdojnë të manipulojnë me paranë publike.

“Ne nuk mund t’i rekomandojmë Kuvendit një raport të tillë”, tha Pantina.

Në lidhje me këtë raport po vazhdon edhe diskutimi./Kp/