Krishtlindjet në familjen mbretërore: Kërkesa e çuditshme që iu bënë Elizabeth të ftuarve

Që familja mbretërore e Anglisë ka ca zakone të çuditshme e kemi ditur, por kjo duket paksa e pasjellshme!

Fun

24/11/2021 10:32

Edhe pse Krishtlindja është ende larg, duket se në familjen mbretërore kanë filluar që tani të mendojnë për të.

Kodi i veshjes, numri i të ftuarve apo menyja janë disa prej detajeve që na bëjnë kureshtarë të gjithëve, por duhet të presim edhe ca për t’i zbuluar.

Megjithatë një gjë është e sigurt, edhe sivjet kur anëtarët e familjes mbretërore  tëmbërrijnë në Sandringham, duhet të kalojnë një “ritual” pa të cilin nuk mund të ulen në tryezën e ngrënies.

Është një traditë shumë e vjetër, por edhe jashtëzakonisht e çuditshme, gjatë së cilës mbretëresha i kërkon gjithësecilit prej të ftuarve të peshohet para dhe pasi të hajë drekën e shijshme të Krishtlindjes.

Kjo traditë u prezantua në fillim të viteve 1900 nga Mbreti Eduard VII dhe duhet të ndiqet nga të gjithë anëtarët e familjes.

Është gjithashtu interesante që askush nuk mund të hyjë në sallën e ngrënies si të dojë, por sipas moshës. Pas një vakti të mirë, të ftuarit duhet të bëjnë një shëtitje nëpër kështjellë. /Lajmi.net/