Krijohet programi që lexon mendjen e njeriut

Imagjinoni një botë në të cilën autorët mund të shkruajnë libra për vetëm pak ditë, jo muaj, duke përdorur fuqinë e mendjeve të tyre.

Auto & Tek

29/06/2015 19:12

Kjo mund të jetë e mundur shumë shpejtë; shkencëtarët kanë krijuar një program i cili gjurmon valët e trurit tuaj dhe më pas transkripton çdo gjë që ju mendoni.

‘Nga truri në fjalë’ është softueri prapa këtij koncepti të stilit Sci-Fi. Ky softuer ka potencialin për të transformuar jetët e atyre të cilët kanë humbur mundësinë për të komunikuar në mënyrë efektive, transmeton Lajmi.net.

Stephen Hawking, për shembull, duhet të lëvizë nëpër shkronja të alfabetit për një kohë, në mënyrë që të shfaqë atë çfarë dëshiron të thotë përmes një mesazhi. Siç edhe mund ta imagjinoni, ky proces është i ngadalshëm dhe i mundimshëm.

Ky program i ri do të ndryshojë jetët e shumë njerëzve. Studimi i projektuar për të testuar këtë koncept të ri, i botuar në ‘Frontiers of Neuroscience’, kërkonte pjesëmarrës me elektroda të pajisura në trurin e tyre, transmeton Lajmi.net.

Kjo për shkak që, kapela e jashtme që lexon valët e trurit dhe incizon aktivitetin elektrik të gjithë kokës, nuk është mjaftueshëm e mirë për të identifikuar shkronjat individuale. Kafka e mjegullon këtë informacion të ndjeshëm.

Kjo kufizoi numrin e njerëzve të cilët mund të merrnin pjesë në testim. Fatkeqësisht për hulumtuesit, elektrodat u vendosën vetëm në disa rajone të trurit. Me asnjë kufizim, pjesëmarrësve iu kërkua që të lexojnë pasazhe të ndryshme të tekstit me zë të lartë, ndërsa të dhënat e tyre nervore u lexuan nga një kompjuter.

Përderisa individët folën fjalët, kompjuteri kishte për të mësuar se si t’i njohë tingujt individual që ato krijonin dhe t’i lidhnin ata me valët përkatëse të trurit.  Përfundimisht, kompjuteri ishte në gjendje që të marrë modele të ndryshme të trurit dhe t’i krahasojë ato me tingujt.

Rezultatet ishin inkurajuese. Ky softuer ‘Brain-to-Text’ ishte vazhdimisht në gjendje që saktë të klasifikonte fonetikën, transmeton Lajmi.net.

“Ky është veç fillimi,” tha Peter Brunnerm, një bashkë-autor i studimit. Teknologjia nuk mund të bëhet lehtë në dispozicion për t’u blerë kur është fjala për trurin, për shkak që një pajisje nuk u përshtatet të gjithëve. Valët e trurit të cilët transmetojnë të dhëna fonetike janë kaq të ndjeshme sa që çdo tru duhet të vlerësohet individualisht.

Gjithashtu, ka pak probleme për të futur një rrjet të elektrodave direkt në trurin e përdoruesit. Rritja e cilësisë së jetës duhet të jetë arsyeja më e madhe e krijimit të këtij programi, dhe rreziku nga dëmtimi i trurit duhet të studiohet dhe pakësohet.