Krijohet çipi më i fuqishëm në botë nga Nvidia

Nvidia ka prezantuar çipin më të fuqishëm të saj i cili është jo vetëm për celularë, por edhe për vetura.

Auto & Tek

05/01/2015 19:33

Krijuesi i çipave Nvidia sapo ka prezantuar procesorin më të fuqishëm për celularë, Tegra X1 – i cili është në gjendje që të bëjë triliona kalkulime çdo sekond. Por, kjo nuk do të thotë që ky çip është i domosdoshëm vetëm për celularë, tabletë apo kompjuterë, të paktën tani për tani.

Synimi i kompanisë siç duket janë veturat. CEO i Nvidia, Jen-Hsun Huang doli në skenë të dielën në CES 2015 për ta zbuluar çipin e vogël, i cili mund të shfaqë video 4K në 60Hz, transmeton Lajmi.net.

Huang e quajti këtë çip “çipi i parë më i fuqishëm në botë i celularëve”. Bazuar në arkitekturën e Nvidia-s, çipi thuhet se mund të punojë ngjashëm në CPU-të e celularëve, duke përfshirë edhe atë të Apple i cili u lansua kohët e fundit.

Ai gjithashtu vuri në dukje që ky çip do të shfrytëzohet më së miri në makina. “Ne besojmë se makinat e ardhshme do të jenë kompjuterët më të avancuar në botë”, tha ai.

Veturat do të përmbajnë ekrane me rezolucion të lartë të cilave do t’ju ndihmojë Tegra X1. Për këtë qëllim, Nvidia ka prezantuar gjithashtu edhe një ‘veturë kompjuter’ të quajtur ‘The Drive CX’, me një sistem kompjuterik qendror të bazuar në Tegra X1, transmeton Lajmi.net.

Ajo do të jetë në përputhje me QNX, Linux dhe sistemet e makinave me Android.