Krijesa gjysmë qen – gjysmë njeri, ka tmerruar banorët

Çfarë mund të jetë kjo?!

Fun

30/10/2018 17:04

Një video tregon një ‘krijesë të çuditshme’ duke kërcyer mbi barrierat e një autostrade në Wessex Way, Dorset, transmeton lajmi.net

Ajo shfaqet si një krijesë me katër këmbë para veturave derisa zhduket në errësisë, mirëpo video me ndërprerje edhe duke e afruar na mundëson të kemi një vështrim më të mirë se çfarë mund të jetë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, datojnë në vitin 2007, por kjo video në Youtube u ngarkua me 28 tetor të këtij viti dhe vendasit kanë mbetur të tmerruar.

“Duket si qenë, por ka pjesë njeriu”, tha një nga shikuesit e videos!

“Duket sikur ka ikur nga një laborator i sekreteve jashtëtokësore”, shtoi një tjetër.

Derisa disa nga shikuesit pretendonin se është fallco, të tjerët ishin të tmerruar, ju mbetet ta shikoni videon për ta vlerësuar vetë se çfarë mund të jetë kjo krijesë./Lajmi.net/