Krijesa e pazakontë që zuri përgjatë peshkimit një peshkatar

22:33 | 3 Mars 2019

Një peshkatar australian mbeti i habitur, pasi në grepin e tij ishte kapur një krijesë e rrallë misterioze, në një lum të izoluar.

Tee Hookin, i cili peshkonte afër Parkut Kombëtar ‘Kakadu’ në Australi javën e kalume, tha se kafsha i rikujtoi atij ‘alienë të kaftë’, transmeton lajmi.net.

“Kishte një kokë të çuditshme, por trupi i ngjante një ngjale, i cili nuk realizoi asnjë lëvizje”, tha Hokin për ABC News.

Peshku – i cili ishte 15 centimetra i gjatë – dukej se nuk kishte sy dhe ishte një ngjyrë kafe në të vjollcë-rozë.

Eksperti i identifikimit të peshqve, Morgan Grant shpjegoi se peshku i përket grupit të quajtur Eelgobies ose Wormgobies.

Peshkatarët pohojnë për këto krijesa se ‘me të vërtetë kafshojnë fort në qoftë se ju ndodh që të jeni të pafuqishëm me ta’

Krijesat janë regjistruar në Queensland dhe pjesën jugore të Uellsit. /Lajmi.net/