Krenaria e Kosovës

Majlinda Kelmendi gjatë vitit 2013 arriti majat e sportit në botë. Ajo u bë kampione e botës në sportin e xhudos. Ky është sukses historik i Kelmendit dhe i sportit kosovar në përgjithësi. Ajo për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rio de Janeiro të…

Sport

31/12/2013 22:00

Majlinda Kelmendi gjatë vitit 2013 arriti majat e sportit në botë.

Ajo u bë kampione e botës në sportin e xhudos. Ky është sukses historik i Kelmendit dhe i sportit kosovar në përgjithësi. Ajo për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, në finale e mposhti brazilianen shumë të fortë, Erika Miranda.

Ky vlerësohet të jetë suksesi më i madh në histori të sportit kosovar. Deri në finale Kelmendi fitoi edhe katër luftëra të tjera.

Për të arritur  te majat e xhudos botërore në Rio, krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.

Në raundin e tretë xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Mareen Kraeh, duke e hedhur në dysheme me ippon vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre.

Me këtë fitore, Majlinda doli fituese e kategorisë A dhe u desh të ndeshet me fituesen e kategorisë B, rivalen e vjetër të saj, Yuki Hashimoton.