Krasniqi: Vuk Hamoviçi i ka milionat e siguruara sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt
Rrezarta Krasniqi nga LDK përmes një shkrimi në Facebook ka thënë në kabllogramet e WikiLeaks-it, janë edhe disa me mikun e Lëvizjes Vetëvendosje, Vukë Hamoviç-in, bashkëpunëtorin e afërt të Slobodan Millosheviç-it. Sipas Krasniqit, në një vend citohet edhe Hamoviç tek thotë se “do të humbisja miliona dollarë nëse EFT nuk do të lidhte kontrata furnizimi…
Lajme
Rrezarta Krasniqi nga LDK përmes një shkrimi në Facebook ka thënë në kabllogramet e WikiLeaks-it, janë edhe disa me mikun e Lëvizjes Vetëvendosje, Vukë Hamoviç-in, bashkëpunëtorin e afërt të Slobodan Millosheviç-it.
Sipas Krasniqit, në një vend citohet edhe Hamoviç tek thotë se “do të humbisja miliona dollarë nëse EFT nuk do të lidhte kontrata furnizimi me KEK-un.
Ajo thotë se ato miliona Hamoviç i ka të sigurta sepse ja garanton qeveria e Martin Berishajt.
“Sot, Hamoviç-i ato miliona dollarë i ka të sigurt dhe ato kontrata të paprekura, sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt. Siç iu kujtohet, nga institucionet financiare të Kosovës, më saktësisht Njësia e Inteligjencës Financiare, u pati konfirmuar se Berishaj nxirrte vetëm nga bankat e Kosovës miliona euro, që i vinin në formë të pagesave nga Beogradi” shkruan Krasniqi.
Ajo tutje ka theksuar se energjia elektrike dhe lidhja me Serbinë janë arteria financiare e Vetëvendosjes duke ndarë një foto të Albin Kurtit me Martin Berishajn i akuzuar për përfshirje në mafinë energjitike.
“Në zgjedhjet e 28 dhjetorit është mundësi e artë të këputet kjo nyje që Kosovën e varfëron e Vetëvendosjen e pasuron tutje.Qymyri i Kosovës, kjo rezervë e paçmueshme, që do të duhej të na mundësonte stabilitet energjetik, është e popullit, jo e Albin Kurtit, Vukë Hamoviçit e rrethit të tyre” mbyll postimin Krasniqi
Reagimi i plotë:
Në kabllogramet e WikiLeaks-it, të publikuara kohë më parë, janë edhe disa me mikun e Lëvizjes Vetëvendosje, Vukë Hamoviç-in, bashkëpunëtorin e afërt të Slobodan Millosheviç-it.
Aty, në një vend, citohet edhe Hamoviç vetë tek thotë se “do të humbisja miliona dollarë nëse EFT nuk do të lidhte kontrata furnizimi me KEK-un (Kosovën)”.
Sot, Hamoviç-i ato miliona dollarë i ka të sigurt dhe ato kontrata të paprekura, sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt.
Siç iu kujtohet, nga institucionet financiare të Kosovës, më saktësisht Njësia e Inteligjencës Financiare, u pati konfirmuar se Berishaj nxirrte vetëm nga bankat e Kosovës miliona euro, që i vinin në formë të pagesave nga Beogradi.
Energjia Elektrike dhe lidhja me Serbinë janë arteria financiare e Vetëvendosjes. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit është mundësi e artë të këputet kjo nyje që Kosovën e varfëron e Vetëvendosjen e pasuron tutje.
Qymyri i Kosovës, kjo rezervë e paçmueshme, që do të duhej të na mundësonte stabilitet energjetik, është e popullit, jo e Albin Kurtit, Vukë Hamoviçit e rrethit të tyre.