Krasniqi vlerëson punën e ish-kreut të GjND-së që legjitimoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të kësaj partie, kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, me rastin e vizitës së profesorit Hisashi Owada, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga UP. Owadës iu dha titulli…

Lajme

18/06/2025 23:51

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të kësaj partie, kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, me rastin e vizitës së profesorit Hisashi Owada, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga UP.

Owadës iu dha titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës për kontributin e tij akademik si dhe angazhimin në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe promovimin e paqes.

“Kryetari Krasniqi vlerësoi lartë angazhimin e profesorit Owada në shërbim të drejtësisë, duke e cilësuar atë si një personalitet të shquar me përkushtim të jashtëzakonshëm në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Profesori Owada ka qenë kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010, kur kjo gjykatë konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.