Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I gjeta me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot Hashim Thaçin dhe Kadrin Veselin në Hagë. Ai ka thënë se ata janë mirë dhe besojnë në të drejtën e tyre. “Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e…

Lajme

17/04/2024 18:17

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot Hashim Thaçin dhe Kadrin Veselin në Hagë.

Ai ka thënë se ata janë mirë dhe besojnë në të drejtën e tyre.

“Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri. Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer”, ka shkruar Krasniqi. 
Ai ka thënë se qëndrimi i tyre i padrejtë në burg vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë, që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh.
“Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë. Pa dyshim, dielli do të lind përsëri!”, ka shtuar ndër të tjera Krasniqi. 
Postimi i plotë: