Krasniqi propozon një zgjidhje për daljen nga ngërçi: Një fitore për të gjithë
Analisti Albert Krasniqi ka propozuar një zgjidhje për daljen nga ngërçi aktual politik. Ai ka bërë me dije se VV-ja mund ta propozojë për kryetar ë Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe Albulena Haxhin për nënkryetare. Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se pas konstituimit të Kuvendit, Glauk Konjufca mund ta autorizojë Albulena Haxhiun…

Lajme
Analisti Albert Krasniqi ka propozuar një zgjidhje për daljen nga ngërçi aktual politik.
Ai ka bërë me dije se VV-ja mund ta propozojë për kryetar ë Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe Albulena Haxhin për nënkryetare.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se pas konstituimit të Kuvendit, Glauk Konjufca mund ta autorizojë Albulena Haxhiun që të ushtrojë detyrat e Kryetares dhe më pas të japë dorëheqje nga posti i kryetarit.
Sipas tij, një gjë e tillë është e mundshme me Rregulloren e Punës së Kuvendit.
“Meqenëse Glauk Konjufca është i pranueshëm nga partitë opozitare për Kryetar të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje mund ta propozojë atë për këtë pozitë, ndërsa Albulena Haxhiun si nënkryetare të Kuvendit (për të cilët grupet parlamentare kanë diskrecion të plotë se kë propozojnë). Pas konstituimit të Kuvendit, Glauk Konjufca mund ta autorizojë Albulena Haxhiun që të ushtrojë detyrat e Kryetares dhe më pas të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit (kjo mund të bëhet edhe pa autorizim të posaçëm, sipas Rregullores së Kuvendit)”, ka shkruar ai, duke treguar se kjo do të ishte një fitore për të gjitha palët.
“Në këtë mënyrë, edhe opozita fiton, duke mos e votuar Haxhiun drejtpërdrejt për Kryetare, ndërsa Vetëvendosje e ruan efektivisht Haxhiun në krye të Kuvendit. Rregullorja nuk parasheh ndonjë afat se sa gjatë një nënkryetar mund të ushtrojë detyrat e Kryetarit”, ka shkruar Krasniqi.