Krasniqi për intervistën e Thaçit: Sytë e tij janë ende të hapur për Kosovën, të presim me padurim në Kosovë, President

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas intervistës së parë të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, duke e cilësuar paraqitjen e tij si një mesazh fuqishëm reflektues dhe motivues për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në një postim të ndjerë, Krasniqi tha se Thaçi nuk foli sonte si ish-president apo si…

Lajme

24/07/2025 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas intervistës së parë të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, duke e cilësuar paraqitjen e tij si një mesazh fuqishëm reflektues dhe motivues për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në një postim të ndjerë, Krasniqi tha se Thaçi nuk foli sonte si ish-president apo si një burrë që ka kaluar gati pesë vjet në qeli, por si një njeri që vazhdon të mbrojë me shpirt luftën dhe sakrificën për liri, transmeton lajmi.net

“Sonte, Presidenti Hashim Thaçi na foli nga Haga. Jo si ish-President. As si një burrë që ka kaluar gati pesë vite në qeli. Por si një njeri që ende e mbron me shpirt luftën dhe sakrificën për liri”, shkroi ai.

Kryetari i PDK-së e përshkroi Thaçin si të mprehtë, të kthjellët dhe reflektues, duke thënë se ai nuk u ankua dhe nuk kërkoi mëshirë – por mbeti i qëndrueshëm në bindjet e tij.

“Hashim Thaçi nuk do t’ia ndërronte rrugën jetës, edhe sikur ta dinte çmimin paraprakisht. E këtë nuk e thotë për vete, por për ne, për gjeneratat që duhet të ecin përpara pa harruar sakrificën”, tha ai, duke kujtuar edhe faktin që Thaçi nuk pati mundësi t’i mbyllte sytë të atit të tij, pasi ai ndërroi jetë ndërsa ish-presidenti ishte ende në paraburgim.

Postimi përfundon me një thirrje për qëndresë, ecje përpara dhe mospajtim me dorëzimin, duke e cilësuar intervistën si më shumë se një rrëfim – një thirrje për ta mbajtur lart idealin e luftës për liri dhe drejtësi.

Postimi i plotë: 

Sonte, Presidenti Hashim Thaçi na foli nga Haga.

Jo si ish-President. As si një burrë që ka kaluar gati pesë vite në qeli. Por si një njeri që ende e mbron me shpirt luftën dhe sakrificën për liri.

I mprehtë. I kthjellët. Plot interes për vendin dhe të ardhmen e tij, si gjithmonë. Reflektues. I thellë. Por mbi të gjitha, i paepur në bindjen e tij për drejtësinë e kauzës që e kemi ndjekur si popull.

Ai nuk ankua. Nuk kërkoi mëshirë. Siç e tha, dhe siç e dijmë, Hashim Thaçi nuk do t’ia ndërronte rrugën jetës, edhe sikur ta dinte çmimin paraprakisht. E këtë nuk e thotë për vete, por për ne, për gjeneratat që duhet të ecin përpara pa harruar sakrificën.

Sa ishte në Hagë i vdiq babai. Nuk ishte aty për t’ia mbyllur sytë. Por sytë e Presidentit Thaçi janë ende të hapur për Kosovën. Dhe për drejtësinë – që bashkë me çlirimtarët e tjerë po e pret me durim e urtësi.

Kjo intervistë, më shumë se rrëfim, ishte një thirrje: të qëndrojmë, të ecim drejt, e të mos dorëzohemi asnjëherë.

Të gjithë kemi çfarë të mësojmë nga Hashim Thaçi. Sonte, edhe më shumë.

Të presim me padurim në Kosovë, President!/lajmi.net/