Krasniqi: PDK ka shënuar rritje, qytetarët nuk duan qeverisje njëpartiake
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se partia që ai drejton ka shënuar rritje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas Krasniqit, PDK do ketë rezultate më të mira në zgjedhjet e ardhshme me këtë trend të rritjes, transmeton lajmi.net. I pari i PDK-së potencoi se zgjedhjet e fundit dhanë mesazh të qartë se qytetarët duan…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se partia që ai drejton ka shënuar rritje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas Krasniqit, PDK do ketë rezultate më të mira në zgjedhjet e ardhshme me këtë trend të rritjes, transmeton lajmi.net.
I pari i PDK-së potencoi se zgjedhjet e fundit dhanë mesazh të qartë se qytetarët duan qeverisje me koalicion.
“Mesazhi që qytetarët i kanë dhënë partive politike, në radhë të parë Vetëvendosjes, është se koha për qeverisje njëpartiake ka marrë fund, sepse askush nuk e ka shumicën dhe na e kanë bërë të qartë se qeverisjen e ardhshme duhet ta qeverisë një koalicion”, u shpreh ai në një intervistë për emisionin Click.