Krasniqi – opozitës: Nëse VV konsiderohet autoritare, zgjedhjet e frenojnë atë – S’mund të angazhoheni t’i shmangni ato më shumë se VV-ja
Albert Krasniqi nga D+ ka shkruar në lidhje me diskutimet për zgjedhje të reja, për çka ka thënë se opozita po investon kohë për të dëshmuar “kush e ka fajin” për shkaktim të zgjedhjeve. Ai ka thënë se opozita gabimisht po tregohet “konstruktive”. “E para, konstruktiviteti në opozitë nuk shpërblehet me mbështetje elektorale. Po të…
Lajme
Albert Krasniqi nga D+ ka shkruar në lidhje me diskutimet për zgjedhje të reja, për çka ka thënë se opozita po investon kohë për të dëshmuar “kush e ka fajin” për shkaktim të zgjedhjeve.
Ai ka thënë se opozita gabimisht po tregohet “konstruktive”.
“E para, konstruktiviteti në opozitë nuk shpërblehet me mbështetje elektorale. Po të vlente kjo logjikë, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i kishte fituar asnjëherë zgjedhjet. Përkundrazi, ky “konstruktivitet” sot po lexohet më shumë si ngarendje për pushtet sesa si përgjegjësi shtetërore. E dyta, po krijohet kundërthënie mes retorikës dhe veprimeve. Nëse Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet parti me prirje autoritare, atëherë zgjedhjet janë mekanizmi demokratik që e frenon dhe e sfidon atë. Nuk mund të thuash se rrezikon demokracinë, e njëkohësisht të angazhohesh më shumë për shmangien e zgjedhjeve sesa vetë ajo”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se ka pak rëndësi kush e bart fajin, por me rëndësi është kauza për të cilën shkohet në zgjedhje. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: