Krasniqi nuk ndalet me akuza për Ramën: Ia ke hap varrin një kryeqyteti që po e vret çdo ditë, po e degradon qytetin

Anëtari i VV-së në KQZ njëherit edhe bashkëshorti i U.D së Presidentes, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi ka reaguar përsëri pasi e ka quajtur Përparim Ramën “vrasës”, ndërkaq ky i fundit i ka paralajmëruar padi. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo neglizhencë, mosveprim apo veprim që cenon qytetarët, punëtorët dhe sigurinë e tyre…

Lajme

29/07/2026 13:27

Anëtari i VV-së në KQZ njëherit edhe bashkëshorti i U.D së Presidentes, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi ka reaguar përsëri pasi e ka quajtur Përparim Ramën “vrasës”, ndërkaq ky i fundit i ka paralajmëruar padi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo neglizhencë, mosveprim apo veprim që cenon qytetarët, punëtorët dhe sigurinë e tyre me gjithë paralajmërimet e bëra dhe rastet e përsëritura e bën përgjegjës kryesor Përparim Ramën.

Sipas tij, më shumë dënohet ai që urdhëron me letra sesa ai që zbaton.

“Tash, vazhdo jep urdhëra me degradu qytetin, me bashkëpunu me mafinë e ndërtimit, me ble delegatë, me dhënë leje ndertimi pa kritere, me iu hakmarrë qytetarëve dhe lagjeve ku të jetojnë kundërshtarët politikë, derisa vet jeton i ndarë nga qytetarët në lagje luksoze i lumturuar nën efektin e asaj që ti e din dhe me pretendu që po e jeton parajsën. Jo kryetar, jo! Nëse jo dje dhe sot, nesër do të përgjigjesh para një drejtësie që ka guximin me luftu krimin e me të vendosë para përgjegjësisë. Tash, dil zgërdhiu e viktimizohu, derisa ia ke hap varrin një kryeqyteti që po e vret çdo ditë”, ka shtuar Krasniqi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: