Krasniqi mposhtet nga Brahmer

23:47 | 21 Mars 2015

Krasniqi

Haxhi Krasniqi ka pësuar humbje në finalen e WBA kundër Jurgen Brahmer, duke shuar kështu ëndrrën që një shqiptar të shpallet kampion bote në boks.

Haxhi Krasniqi ka pësuar humbje befasuese në finale të WBA kundër bokserit gjerman, Jurgen Brahmer, i cili është kampion aktual.

Edhe pse ishte shumë i mirë në fillim të takimit, Krasniqi nuk arriti që ta mbajë këtë tempo deri në fund të përballjes, duke lëshuar rastin historik që një shqiptar të shpallet kampion bote në boks.

Ai në raundin e nëntë mori disa goditje të forta nga Brahmer, dhe kështu nuk arriti që ta vazhdojë më ndeshjen duke u dorëzuar.