Krasniqi: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar për votimin pro të Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë deri sa ka falënderuar të gjithë ata që…

Lajme

16/04/2024 20:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar për votimin pro të Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë deri sa ka falënderuar të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën.

“Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar ne APKE i grupit te ALDE-s, anetare e se cilit eshte edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar ne çdo hap të këtij procesi”, ka shkruar Memli.

Ai ka thënë se tani me optimizëm, angazhim dhe lobim, presim votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet pas një muaji.

Postimi i plotë: