Krasniqi: Kjo qeveri ka pasur shumicën, e ka kontrollu edhe presidencën e s’ka kry punë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi thotë se qeverisja e ardhshme do jetë e shumicës minimale nga kushdo që do të formohet. Krasniqi megjithatë thotë se në Kuvendin e Kosovës ka pasur qeveri me më shumë se dy të tretat e deputetëve e që nuk kanë kryer punë. “E po ashtu kemi qenë qeveri e pakicës…

Lajme

06/03/2025 22:53

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi thotë se qeverisja e ardhshme do jetë e shumicës minimale nga kushdo që do të formohet.

Krasniqi megjithatë thotë se në Kuvendin e Kosovës ka pasur qeveri me më shumë se dy të tretat e deputetëve e që nuk kanë kryer punë.

“E po ashtu kemi qenë qeveri e pakicës më më pak se 61 deputetë po kemi kry punë shumë të mëdha e projekte të rëndësishme për Kosovën, nuk e shoh domosdoshmërinë e pasjes së shumë numrave për me kry punë, kqyre këtë qeveri kanë pasur 58 deputetë , një kohë e ka kontrollu edhe presidencën por punë s’ka kry”, tha Krasniqi në emisionin Click.