Krasniqi: Jemi të kënaqur me paraqitjen, por jo edhe me rezultatin

Besnik Krasniqi ka folur pas eliminimit të Dritës nga Liga e Konferencës. Drita ka pësuar humbje 2:0 nga Antwerp, kështu duke mbetur jashtë garave evropiane. Pas ndeshjes ka folur edhe Besnik Krasniqi, duke thënë se janë të kënaqur me paraqitjen, por jo edhe me rezultatin. “Të them të drejtën jemi të kënaqur me paraqitjen, por…

Sport

28/07/2022 22:35

Besnik Krasniqi ka folur pas eliminimit të Dritës nga Liga e Konferencës.

Drita ka pësuar humbje 2:0 nga Antwerp, kështu duke mbetur jashtë garave evropiane.

Pas ndeshjes ka folur edhe Besnik Krasniqi, duke thënë se janë të kënaqur me paraqitjen, por jo edhe me rezultatin.

“Të them të drejtën jemi të kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin. Pësuam gol të lehtë. Provuam shumë të shënonim por nuk arritëm futbolli kështu e ka.

Faleminderit të gjithë që ishin të pranishëm, ishte një ndejnjë shumë e mirë.

Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mirë. Kemi treguar që kemi shumë kualitet. Kemi pasur raste të mira, u dënuam pasi kanë shënuar ata të parët.

Kemi pasur raste, por gjakftohtësia para portës na mungoi. Dua ti falënderoj tifozët që na dhanë forcë të madhe”, tha Krasniqi.

Drita pavarësisht eliminimit, zhvilloi një paraqitje tejet dinjitoze ndaj ekipit belg./Lajmi.net/