Krasniqi: Javën tjetër nis zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar komunash

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka thënë se nga 23 qershori deri më 14 korrik, është e hapur periudha e kandidimeve për kryetar të komunave. Ai ka thënë se nga java e ardhshme do të nis zyrtarizmi i kandidaturave. “Nga java e ardhshme fillojmë me zyrtarizmin e kandidaturave për kryetar të Komunave”, ka thënë Krasniqi.…

Lajme

21/06/2025 15:31

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka thënë se nga 23 qershori deri më 14 korrik, është e hapur periudha e kandidimeve për kryetar të komunave. Ai ka thënë se nga java e ardhshme do të nis zyrtarizmi i kandidaturave.

“Nga java e ardhshme fillojmë me zyrtarizmin e kandidaturave për kryetar të Komunave”, ka thënë Krasniqi.

Sa i përket ndryshimeve në Kryesi të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se e ka menduar, por që është i bindur që do të vazhdojë me të njëjtën kryesi edhe në periudhën e ardhshme.

Ai ka thënë se po përgatiten për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, por edhe për zgjedhje të reja nacionale, që sipas Krasniqit mund të mbahen në pranverën e vitit 2026 bazuar në rrethanat politike ekzistuese.

“Jam duke shqyrtuar këtë, por me këtë kryesi që ia kam propozuar Këshillit Drejtues dhe me të cilën e kemi drejtuar PDK’në drejt rezultateve inkurajuese, jam i bindur që do të vazhdojmë edhe në fazën e ardhshme. Nga ajo që shohim, zgjedhjet e reja mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë Krasniqi.