Krasniqi-Fajonit: Si nuk e përmende Kosovën?

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kërkuar sqarime nga eurodeputetja, Tanja Fajon lidhur me fjalimin e saj, ku Kosova nuk u përmend si fqinjë i Serbisë. 

Lajme

29/11/2014 10:30

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin i habitur me faktin që deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon nuk ka përmendur Kosovën, në mesin e vendeve fqinjë të Serbisë, ka bërë që t’i kërkojë asaj shpjegime për këtë veprim. Ai shpreson se ky fakt është një harresë e rastit.

Dje deputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon, ka thënë se do të vazhdojë të përkrahë Serbinë që të realizojë përparimin sa më të shpejtë dhe reformat e nevojshme, që edhe më tutje të kultivojë marrëdhëniet e mira me shtetet fqinje, sidomos me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe me Maqedoninë, ka thënë se në mesin e vendeve fqinje nuk ka përmendur Kosovën e cila është vend fqinjë si të gjitha vendet tjera të Ballkanit Jugperëndimor.

Kurse, në letrën e Krasniqit drejtuar deputetes së PE-së, thuhet se në mesin e vendeve fqinje nuk ka përmendur Kosovën e cila është vend fqinjë si të gjitha vendet tjera të Ballkanit Jugperëndimor.

Kjo është letra e plotë:

E nderuara eurodeputete Fajon,

Fillimisht dëshiroj të të falënderoj për angazhimet tuaja në Parlamentin Evropian dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të mira të PE-së me Kosovën dhe Shqipërinë, përkatësisht me Kuvendet e këtyre vendeve. Neve na vije mirë që Ju angazhoheni dhe e përkrahni Serbinë për të ndërtuar marrëdhënie të mira me vendet fqinje, të cilat i përmendni edhe veç e veç. Por në mesin e vendeve fqinje nuk e përmendet Kosovën e cila është vend fqinjë si të gjitha vendet tjera të Ballkanit Jugperëndimor. Ky fakt me ka habitur goxha shumë, për fakti se e njoh angazhimin tuaj në PE për Kosovën e pavarur, të cilën pavarësi e ka vlerësuar pozitivisht edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Veç kësaj Republika e Kosovës është e njohur nga Republika e Sllovenisë. Marrëdhëniet e mira me Sllovenin janë edhe më të hershme. Madje edhe Parlamenti Evropian, është institucioni i parë i BE-së që e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe ka ndërtuar marrëdhënie bilateral me Kuvendin e Kosovës. Puna e të cilit është vlerësuar nga eurodeputetet e ngarkuar për bashkëpunim me të gjitha vendet e Ballkanit Jugperëndimor.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka pasur takime zyrtare me të gjithë Kryetarët e PE-së. Pastaj kemi pasur për shtat vite takime pune të përbashkëta, si me të gjitha Kuvendet tjera të rajonit tonë. Si në kohën kur Komisioni i PE, për bashkëpunim me vendet e rajonit tonë është udhëhequr nga eurodeputetja Doris Pack dhe më pas nga eurodeputeti Eduard Kukan. Drejtuesit e Komisionit i falënderoj shumë për bashkëpunimin që kemi pasur për shtat vite me radhë. Përveç këtyre, pas çdo takimi kemi nxjerrë Deklarata të përbashkëta të dakorduara.

Unë dëshiroj që mos përmendja e emrit të Kosovës ( fqinji i Serbisë me të çilen ajo ka marrëdhënie më të ndërlikuara), është një harresë e rastit!

Shpresoj që të jemi mirëkuptuar.

Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës e tani deputet,

Dr. Jakup Krasniqi

Prishtinë, më 29.11.2014