Krasniqi: Edhe pas humbjes, përkushtimi për Kosovën mbetet i palëkundur

Arbreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se, edhe pse në aspektin numerik rezultati ka qenë negativ, përkushtimi i saj për një Kosovë më të mirë mbetet i palëkundur. “Pavarësisht humbjes numerike, dashuria për vendin dhe përkushtimi për një Kosovë që meriton më shumë janë të pathyeshme,”…

Lajme

29/12/2025 20:39

Arbreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se, edhe pse në aspektin numerik rezultati ka qenë negativ, përkushtimi i saj për një Kosovë më të mirë mbetet i palëkundur.

“Pavarësisht humbjes numerike, dashuria për vendin dhe përkushtimi për një Kosovë që meriton më shumë janë të pathyeshme,” ka shkruar Krasniqi.

Në një postim në Facebook, ajo ka shtuar: “Mos harroni: KOSOVA KA HUMBUR, dhe kurrë mos harroni se ne nuk dorëzohemi. Ecim përpara!” /Lajmi.net/