Krasniqi: Deputetët duhet ta shpëtojnë vendin me shkarkimin e Qeverisë (Video)

Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, ka thënë se propozimi i deputetit të PDK-së, Shaip Muja për demarkacionin është i vonuar dhe mundësia e vetme sipas tij, është që kuvendi të mos e votoj Projektligjin për demarkacionin.

Lajme

14/09/2016 22:31

Ai ka thënë se Kosova nuk  ka konflikt me Malin e Zi por sipas tij, opozita dhe ekspertët po thonë se vendi ka humb territor.

Krasniqi ka thënë se gabimi tjetër i Qeverisë është se më 1 shtator e ka tërhequr demarkacionin dhe nuk i ka lejuar deputetët që ta votojnë pasi që kurrsesi nuk do të kalonte.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës së Kosovës ka theksuar se demarkacioni ka bërë që zhvillimet shoqërore në vend të ngecin dhe qytetarët nuk po shohin zgjidhje por vetëm mendojn të ikin prej vendit.

Ai ka shtuar se mundësia e vetme për zgjidhje janë zgjedhjet e reja.

Këto deklarata Krasniqi i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll”.

Shikoni videon e plotë:

YouTube player