Krasniqi bokson për titull

Haxhi Krasniqi sonte synon titullin e kampionit të botës në ballafaqimin kundër Jurgen Brahmer në Rostock të Gjermanisë.

Sport

21/03/2015 13:21

Mbrëmja e sotme do të jetë padyshim më e rëndësishmja dhe emocionuesja në karrierën e Haxhi Krasniqi do të ngjitet sonte në ringun e boksit për të kërkuar titullin kampion bote në versionin WBA, diçka që nuk e ka arritur asnjë shqiptar më herët.

Kampioni aktual i botës është gjermani Jurgen Brahmer, kundërshtar shumë i fortë për boksierin nga Juniku, i cili do të kërkojë ta sfidojë në përballjen e sotme në Rostock të Gjermanisë.

“Kjo është sfida më e rëndësishme e jetës sime”, ka thënë Krasniqi, i cili në dhjetor e mposhti polakun, Dariusz Sek.

“Jam përgatitur maksimalisht për këtë duel, prandaj dua të fitoj, sepse mendoj se e meritoj, duke pasur parasysh punën që kam bërë”, ka shtuar 27-vjeçari. Sfida e mbrëmjes së sotme pritet të nisë rreth orës 22:30.