Kraki qëndron me shpresë për formimin e Qeverisë së re: S’mund të them që i kemi numrat, por ka gjasa që të bëhen
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo, Nezir Kraki, e la të hapur mundësinë për krijimin e një qeverie të re. Gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kraki tha se ndonëse nuk ka negociata formale, kontaktet mes partive nuk kanë pushuar plotësisht. “Nuk mund të them që ka negociata, por kanë…

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo, Nezir Kraki, e la të hapur mundësinë për krijimin e një qeverie të re.
Gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kraki tha se ndonëse nuk ka negociata formale, kontaktet mes partive nuk kanë pushuar plotësisht.
“Nuk mund të them që ka negociata, por kanë qenë disa që kanë nisur para bllokadës dhe herë pas here janë ristartuar. Ka hapësirë për një tentativë”, deklaroi ai.
Sipas tij, edhe pse numrat për momentin nuk janë të sigurt, mundësitë për marrëveshje ekzistojnë
“Nuk mund të them që i kemi numrat, por sipas meje, ka më shumë gjasa të bëhen numrat dhe të krijohet qeveria”, tha Kraki.