Kraki kërkon të mos i referohen më si deputet i Guxo-s: Jam nga VV, nuk kam asnjë lidhje me atë parti

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Nezir Kraki që në legjislaturën e kaluar ka qenë deputet nga Guxo, ka kërkuar të mos i referohen më që vjen nga partia Guxo. Ai ka thënë se tani është deputet i zgjedhur i VV-së, shkruan lajmi.net. “Ne keto zgjedhje kam hyre si kandidat nga LVV, jo nga Guxo dhe…

Lajme

14/06/2026 16:02

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Nezir Kraki që në legjislaturën e kaluar ka qenë deputet nga Guxo, ka kërkuar të mos i referohen më që vjen nga partia Guxo.

Ai ka thënë se tani është deputet i zgjedhur i VV-së, shkruan lajmi.net.

“Ne keto zgjedhje kam hyre si kandidat nga LVV, jo nga Guxo dhe kete e kam sqaru disa here. Nuk e kam më asnje lidhje me partine Guxo. Falëminderit nese e merrni parasysh kete fakt”, ka shkruar Kraki. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: